Përfundon ndeshja, Prishtina mposhtë Sheriffin me golat e Namanit dhe Ahmeti, 2-1.

rin ahmeti
Rin Ahmeti

FC Prishtina është paraqitur denjësisht në ndeshjen kthyese ndaj Sheriff, duke fituar takimin me rikthim, 2-1. Skuadra moldave udhëhoqi e para Serobyan në minutën e 51-të, ndërsa Prishtina barazoi me Hamdi Namanin (55′), kurse fitoren e solli goli i talentit të ri, Rin Ahmeti (65′).

Bardhekaltrit do të vazhdojnë garat në Conference League kur të enjten e ardhshme udhëtojnë në Irlandën e Veriut ku do të ndeshen në raundin e dytë kundër Larne.

Momentet krysore

Përfundon ndeshja, fiton me meritë Prishtina.

90′ Katër minuta shtesë.

74′ Shillova në vend të Veliut.

71′ Taipi gjuan lartë, mban ndeshjen në tension.

67′ Siletic në vend të Mujës dhe në vend të Kryeziut Shaletiç.

65′ GOOOL Aksion i mirë, trysni në zonë, gjuan Muja, topi dëbohet në afërsi te i riu Rin Ahmeti dhe 2-1.

64′ Kryeziu gjuan ballore, pret portieri pran shtyllës së djathtë.

60′ Diarra gjuan furishëm nga distanca, grushton Kolaj.

57′ Dy zëvendësime te Sheriff, Bessala në vend të Gjonit dhe Mija në vend të Soumah.

56′ Bytyqi del – hynë Ndreca dhe del Bafgtiu e hynë i riu Rin Ahmeti.

55′ GOOOL Barazon Prishtina, Hamdi Namani shënon me kokë në shtyllën e parë pas harkimit të këndores nga Ardian Muja.

51′ GOOL  Boueye gabon rëndë, Serobyan mposhtë Kolën e vetmuar, 0-1.

46′ Yade në vend të kapitenit të ndëshkuar Bayala.

46′ Ka nisur pjesa e dytë, nuk ka ndryshime te skuadra jonë.

Mbyllet pjesa e parë, Prishtina ishte më e mirë, por pamjaftueshëm për të bërë diçka më shumë.

45’+2 Rasti më i mirë, pas gjuajtjes së lirë dhe variantit të ushtruar, Limani e “qet” me portier Baftiun që nuk qëllon portën nga afërsia. Aksioni ngjalli emocione në stadium.

45’+1 Soumah ndëshkohet me të verdhë.

45′ Dy minuta lojës shtesë.

44′ Bouye karton i verdhë.

41′ Gjuajtje e fortë e mbrojtësit Raçi nga para zona, por e pasaktë, jashtë kuadratit.

26′ Kapiteni dhe realizuesi i het-trikut në ndeshjen e parë Bayala, ndëshkohet me karton të verdhë,

21′ Depërtim i Veliut nga e majta, manovrim, gjuan rrezikshëm, topi paksa i devijuar mbi portën moldave, këndorja e katërt për bardhekaltrit por që megjithatë nuk ia “shohin ajrin” as kësaj.

18′ Super kundërzbritje, Baftiu vertikale te Kryeziu e ky te Bytyqi që depërton deri në zonë, tenton të gjej Veliun në qendër, por largojnë moldavët. Ky aksion ngjalli emicion te rreth 1.000 të pranishmit.

Plisat në numër të vogë dhe pa transparent.

plisat
plisat në numër të vogël dhe pa transparent

6′ Gjuajtje e furishme e Namanit para zonës, por e pasaktë, skaj pingules së majtë të portierit Dyulgerov.

5′ Prishtina vazhdon të insistoj dhe të mban topin në pronësi të saj.

2′ – 4′ Veliu provon të gjejë në zonë Kryeziun, por pastron mbrojtësi moldav, kërkohet penallti, po verifikohet nga VAR-i, por asgjë nga kj0. Pas këndores së parë, topi sërish në korner, në anën e majtë të tribunes jugore. Tani edhe këndorja e tretë rresht.

1′ Ka nisur ndeshja.

Shumë pak shikues në “Fadil Vokrri”, mbase 1.000

ardian limani
ardian limani

Momentet krysore