Pervis Estupiñán
Drejtuesit e AC Milanit, përveç përforcimeve në mesfushë, po fokusohen edhe në konsolidimin e mbrojtjes, veçanërisht në krahët.
Mediat italiane raportojnë se tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e mbrojtësit të majtë, Pervis Estupiñán (27).
Mbrojtësi ekuadorian, i cili ka shkëlqyer gjatë tre sezoneve me Brighton në Premier League, duke realizuar 5 gola dhe dhënë 14 asistime, do t’i bashkohet Milanit për një shumë prej 19 milionë eurosh – shifër që përfshin edhe bonuse të ndryshme.
Ky transfer pritet t’i japë më shumë stabilitet dhe thellësi krahut të majtë të mbrojtjes së kuqezinjve për sezonin e ri.