Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, do ta vazhdojë karrierën në Serie A të Italisë.
Sipas “Corriere dello Sport”, U.S. Sassuolo Calcio ka arritur marrëveshje preliminare me Ipswich Town F.C. për shërbimet e portierit kosovar.
26-vjeçari tashmë është nisur drejt Italisë, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, për t’u prezantuar më pas te Sassuolo – skuadër që u rikthye në Serie A për sezonin 2025/26, pasi u shpall kampione e Serie B.
Marrëveshja parasheh huazimin e Muric për një sezon, me opsion blerjeje verën e ardhshme për 10 milionë euro.
Muric verën e kaluar u transferua te Ipswich, ku ka kontratë deri në vitin 2028. Për portierin “Dardan” kjo do të jetë hera e parë në futbollin italian, ndërsa më parë ka luajtur në Turqi, Spanjë e Holandë.
Ai numëron 36 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës dhe ka qenë pjesë e klubeve si Burnley F.C., Manchester City F.C., Adana Demirspor, Willem II, Girona FC dhe Nottingham Forest F.C..