#post_seo_title
Prindërit e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, vizituan sot Mitrovicën për të parë muralin e djalit të tyre në këtë qytet.
Murali i është dedikuar pas festës ikonike me shqiponjë, në fitoren e Kombëtares kuqezi ndaj Serbisë në Leskovc, ku Manaj shënoi golin vendimtar, duke siguruar triumfin 1:0.
Muralin e realizuan tifozët mitrovicas, si një simbol nderimi për kontributin e sulmuesit në ndeshjen historike.
Prindërit e Manajt u pritën nga trajneri i Mitrovicës, Emin Baliqi, i cili shpërndau edhe një foto nga vizita në rrjetin social Facebook.
Në deklaratat e fundit, Rey Manaj ka theksuar vazhdimisht dashurinë e tij për Kosovën dhe ka shprehur shpresën që edhe ekipi i Dardanëve të kualifikohet për në Kupën e Botës. /Kërlaçki.com/
