Prishtina - Ballkani

Prishtina - Ballkani

Dy skuadrat kosovare në Ligën e Konferencës, Prishtina dhe Ballkani, kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për raundin e tretë kualifikues, në rast se arrijnë të kalojnë fazën e dytë.

Aktualisht, të dyja skuadrat ndodhen në rrethin e dytë: Prishtina përballet me Larnen nga Irlanda e Veriut, ndërsa Ballkani me Florianan nga Malta.

Të dy klubet kanë ambicie të qarta për të kaluar më tej në kompeticionin evropian, dhe shorti i hedhur tashmë nga UEFA ka zbuluar se çfarë i pret në raundin pasardhës.

Ardian Limani anti Sheriff
Ardian Limani: FC Prishtina

Të renditura në Grupin 3 dhe në vazon e skuadrave jo favorite, Prishtina dhe Ballkani do të përballen me fituesit e çifteve që kanë koeficient më të lartë në ranglistën evropiane.

Në listën e ndeshjeve të mundshme janë përfshirë çiftet:

  • Ives Tampere – AZ Alkmaar
  • St Joseph’s – Shamrock Rovers
  • NK Varazdin – Santa Clara
  • Vllaznia – Vikingur Reykjavik
  • Paksi FC – Maribor

Prishtina dhe Ballkani përballen me një rrugëtim të vështirë, por kualifikimi në raundin e tretë do të ishte një hap i rëndësishëm.

IMG 3139
Orges Shehu: FC Ballkani