
KF Prishtina e Re ka shënuar një fitore të thellë prej 5:0 ndaj SC Gjilanit në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Bansko të Bullgarisë, ku të dyja skuadrat po zhvillojnë fazën përgatitore para sezonit të ri.
Ekipi i trajnerit Elon Berisha dominoi plotësisht takimin, duke shfaqur ritëm të lartë dhe efikasitet në çdo repart.
Golat për Prishtinën e Re i realizuan Toni Gomes, Endrit Baholli (dy herë), Anik Vitija dhe Drilon Fazliu, në një paraqitje që dëshmoi gatishmërinë dhe ambicien e skuadrës për sfidat që e presin.
Kjo fitore është një sinjal pozitiv për formën dhe përkushtimin që po ndërton Prishtina e Re në prag të sezonit të ri.
Gjilani në anën tjetër, me shumë përforcime, nuk ishte rezultati që kishte pritur, me Ardian Nuhiun që duhet t’i rregullojë gabimet, pasi kampionati fillon në më pak se tre javë.