Prishtina përballë Larnes – një betejë vendimtare për kryeqytetasit drejt ëndrrës evropiane

FC Prishtina

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë skena e një ndeshjeje jetike për Prishtinën në mbrëmjen e së enjtes, teksa klubi nga ktyeqyteti kërkon të mbetet ende pjesë në garat evropiane.

Përballë tyre do të jetë Larne nga Irlanda e Veriut, në një duel kthyes të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Irlandën e Veriut përfundoi pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në kryeqytet.

Prishtina, që u transferua nga Liga e Evropës pas eliminimit në rrethin e parë, ka mundësinë që para tifozëve të vet të rikthejë emocionin e kualifikimit dhe të vazhdojë aventurën në garat ndërkombëtare.

Përballja nis në ora 20:00. Në rast kualifikimi, Prishtina do të përballet me fituesin e përballjes mes Varazhdinit kroat dhe Santa Clarës nga Portugalia.

FC Prishtina
FC Prishtina

Me përkrahjen e tifozëve dhe motivimin për të vazhduar rrugëtimin evropian, bardhekaltrit kërkojnë vetëm një rezultat – fitoren.