Prishtina - Ardian Muja
Klubi i futbollit Prishtina e nis rrugëtimin evropian me një sfidë të vështirë ndaj kampionëve të Moldavisë, Sheriff Tiraspol, në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Sheriff Arena” në Tiraspol, me fillim nga ora 19:00, dhe do të gjykohet nga arbitri kroat Dario Bel.
Kryeqytetasit synojnë të marrin një rezultat pozitiv në transfertë, për të ruajtur shanset për kualifikim para sfidës së kthimit, që do të luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Stafi teknik dhe lojtarët e Prishtinës kanë shprehur gatishmërinë për të dhënë maksimumin dhe për të treguar qasje serioze në këtë përballje, pavarësisht forcës së kundërshtarit.
Klubi është i vetëdijshëm për sfidën që e pret, por mbetet i përqendruar në objektivin për të arritur një rezultat që do t’i jepte besim dhe motiv për ndeshjen e kthimit para tifozëve vendas.