Pse finalja e Superkupës PSG-Tottenham do të luhet në stadiumin simpatik të Udineses?

Udinese
Udinese

Tottenham Hotspur do të përballet me Interin ose Paris Saint-Germain në Superkupën e UEFA-s në tokën italiane, në Stadio Friuli në Udine.

Ndeshja është planifikuar të luhet të mërkurën më 13 gusht 2025 dhe do të zhvillohet në shtëpinë e ekipit të Serie A, Udinese, e njohur zyrtarisht si Bluenergy Stadium në kampionatin italian, por për arsye sponsorizimi në kuadër të UEFA-s njihet si Stadio Friuli.

Superkupa Evropiane vë përballë fituesin e Ligës së Europës me kampionin e Ligës së Kampionëve dhe tradicionalisht shënon nisjen e sezonit të ri futbollistik në Evropë.

Tottenham Hotspur u bë skuadra e parë finaliste, pasi mposhti Manchester United me rezultatin 1-0 në finalen e Ligës së Europës të zhvilluar në Bilbao më 21 maj 2025. Ky ishte trofeu i parë për Spurs pas 17 vitesh dhe suksesi i tyre i parë evropian që nga fitorja në Kupën UEFA në vitin 1984.

Kundërshtari i tyre në Superkupë do të jetë Inter ose Paris Saint-Germain, në varësi të fituesit të finales së Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Mynih më 31 maj.

Stadio Friuli ka kaluar nëpër një proces të madh rinovimi në vitin 2016, ndërsa nga viti 2018 përdor një fushë hibride natyrale dhe sintetike. Në vitin 2023, stadiumi u shpall i pari në Evropë që është plotësisht “i gjelbër” dhe neutral ndaj karbonit.

udinese
udinese