Dardanët

Dardanët

Një situatë aspak e këndshme i ka ndodhur tifozëve “Dardanë” të Kosovës në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë.

Për shkak të një ndalese apo problemi të mëhershëm që kishte një prej anëtarëve të grupit në Kroaci, autoritetet kufitare ndaluan të gjithë tifozët, duke krijuar vonesa dhe kontrolle të gjata.

 

Pas shumë orësh pritjeje, “Dardanët” më në fund janë lejuar të vazhdojnë rrugën dhe aktualisht kanë mbërritur në Ljubljanë, ku do të jenë pranë Kombëtares në përpjekjen për një triumf të mundshëm historik në “Stozhice”.

 

Ndërsa në rrugët e Ljublanës shihen grupe-grupe të shumta tifozësh tanë, por shumica prej tyre pritet të mbërrijnë nesër, kryesisht nga Austria dhe Gjermania.