
PSG ka deklasuar Real Madridin dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Kampioni evropian kryesoi lojën që në pjesën e parë, me dy gola të shënuar nga Fabian Ruiz dhe një tjetër nga Ousmane Dembélé brenda 24 minutave loje, raporton “Kërlaçki”.
Epilogun përfundimtar, 4:0, e vulosi zëvendësuesi Goncalo Ramos tre minuta para fundit.
Real Madridi tregoi dobësi të mëdha, sidomos në repartin defensiv, duke u ekspozuar ndaj sulmeve të skuadrës franceze.
Falë këtij kualifikimi, PSG fitoi 30 milionë euro dhe në finale do të ndeshet me Chelsean.
Anglezët u kualifikuan në finale pas fitores 2:0 ndaj Fluminenses mbrëmë, me dy gola të shënuar nga Joao Pedro.
Ndeshja finale do të zhvillohet të dielën më 13 korrik.
