Skuadra e Rahovecit 029 e ka nisur me sukses edicionin e ri të ProCredit Superligës, duke mposhtur në udhëtim Borën me rezultat 84:95 (20:28, 15:26, 22:20, 27:21).
Pjesa e parë ishte vendimtare për “Vreshtarët”, që pas një fillimi të baraspeshuar arritën të marrin kontrollin e ndeshjes, duke e mbyllur çerekun e parë me epërsi 20:28, ndërsa në të dytin dominuan plotësisht me 15:26, për të shkuar në pushim me avantazh të thellë 35:54.
Në pjesën e dytë loja u barazpeshuar, por Rahoveci 029 menaxhoi mirë diferencën dhe vulosi fitoren e parë të sezonit me 84:95.
Te vendasit u dallua Adem Mekiq me 13 pikë dhe 17 kërcime, ndërsa për Rahovecin 029 shkëlqyen Kentrell Pullian me 24 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime, si dhe Philhert Weeks e Isiah Umipig, që shtuan nga 23 pikë secili.