Liga e Parë

Liga e Parë

Fitorja në derbin rajonal ndaj Trepçës i mundëson Vushtrrisë të ruajë kreun e klasifikimit pas 15 xhirove në Ligën e Parë. Skuadra e Armend Dallkut, me 10 fitore, katër barazime dhe një disfatë, është lidere me 34 pikë.

Në pozitat dy dhe tre renditen dy skuadra që fituan në fundjavë, Vëllaznimi dhe Dinamo, me nga 31 pikë.

Gjakovarët triumfuan në Shtime ndaj Vjosës me rezultat 3:2, ndërsa ferizajasit mundën Trepçën ’89 në shtëpi, 2:1.

Në vendin e katërt është Feronikeli me 29 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, duke lënë pas dy pretendentët tjerë për kreun, Trepçën ’89 dhe Lirinë, që kanë nga 27 pikë.

“Katrahurë” edhe në fund të renditjes. Besa dhe 2 Korriku janë dy skuadrat e fundit me 7 respektivisht 5 pikë, ndërsa Vjosa dhe KEK-u kanë nga 9.

Dy pikë më shumë ka Prizreni, që falë një ecurie pozitive ka arritur të grumbullojë 11 sosh. /Kërlaçki.com/

573624571 18064304987618265 8460892436519934569 n 1