
AS Roma vazhdoi formën e shkëlqyer në Serie A me një fitore të rëndësishme 2:1 ndaj Fiorentinës në “Stadio Artemio Franchi”, duke u ngjitur në krye të tabelës.
Ndeshja nisi me kujdes nga të dyja skuadrat, por mori zjarr pas vetëm 14 minutash, kur Moise Kean kaloi vendasit në epërsi me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, duke shënuar golin e tij të 20-të në Serie A që nga ardhja te Fiorentina në verën e vitit 2024.
Megjithatë, Roma reagoi fuqishëm. Talenti argjentinas Matías Soulé barazoi rezultatin, ndërsa pak para pushimit, Bryan Cristante përmbysi gjithçka.
Në pjesën e dytë, Fiorentina u përpoq të gjente golin e barazimit, por mbrojtja e Romës qëndroi solide deri në fund, duke siguruar tri pikë të arta dhe vendin e parë në renditje.