
Qendërsulmuesi Mirlind Daku po vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë në ligën ruse dhe ka potencial të luajë në top pesë ligat evropiane, përfshirë Serie A dhe La Liga, sipas bashkëlojtarit të tij te Rubin Kazan, Ilya Rozhkov.
Rozhkov tha se e gjithë skuadra u gëzua kur dështoi transferimi i Dakut te Zenit St. Petersburg dhe e përshkroi yllin shqiptar si të hapur dhe pa pretendime.
Ai shtoi se Daku mund të adaptohet kudo dhe do të ishte zëvendësues perfekt i Lewandowskit te Barcelona.
“Nëse Dakun do ta blinte shembull Barcelona për ta zëvendësuar Lewandowskin, nuk do të ishte i humbur aspak. Mirlindi është lojtar që mund të adaptohet në secilën ligë: Spanjë, Gjermani, Itali. Është nivel i klasit të lartë. Shpresoj që të luan në Evropë”.
“Daku është person shumë i hapur, nuk pretendon të jetë yll. Mund ta kontaktosh dhe thjesht të bisedosh. Në përgjithësi, e tërë skuadra shkon mirë. Ka shumë komunikim mes të gjithëve”, deklaroi ai.
Mirlind Daku ishte afër një transferimi te Fiorentina, por marrëveshja dështoi pasi klubi italian nuk pranoi kërkesën mbi 12 milionë euro të Rubin Kazanit.