Sa ka fituar Drita deri më tani

FC Drita - Omonia
FC Drita - Omonia

Skuadra e FC Drita po vazhdon të shkruajë historinë e saj në arenën evropiane gjatë sezonit 2025/26. Pas një vere të ngarkuar me ndeshje kualifikuese në tri kompeticione evropiane, gjilanasit kanë siguruar jo vetëm lavdi sportive, por edhe një shumë të konsiderueshme financiare, ka analizuar Kërlaçki.

Rruga e Dritës në Evropë

Drita e nisi sezonin në rundin e parë të UEFA Champions League, ku u kualifikua pas dy fitoreve.
rundin e dytë u eliminua pas dy humbjeve, duke kaluar në UEFA Europa League, ku u ndal në rundin e tretë po ashtu pas dy humbjeve.
Play-off-in e UEFA Conference League, Drita arriti dy fitore të mëdha dhe siguroi kualifikimin historik në fazën e grupeve, ku po përfaqëson Kosovën mes elitës evropiane.

Në dy ndeshjet e para të grupeve, skuadra ka regjistruar dy barazime.

Drita-Omonia
Drita-Omonia

Shuma e fituar deri më tani

Sipas Circular No 32/2025 të UEFA-s, për sezonin 2025/26, çdo klub që arrin fazën e grupeve në UEFA Conference League përfiton një “starting fee” prej 3.17 milionë euro, si dhe pjesëmarrje në fondin e quajtur “value pillar”, që varet nga tregu televiziv dhe koeficienti i klubit.

Drita ka përfituar rreth 4.6 milionë euro deri në këtë fazë, që përfshin:

  • 3.17 milionë euro nga tarifa bazë e pjesëmarrjes (“starting fee”)

  • rreth 1.43 milionë euro nga kësti i parë i “value pillar” (75 % e shumës vjetore për klubin)

  • 266 mijë euro shtesë nga dy barazime në fazën e grupeve (133 mijë secila)

Në total, Drita ka grumbulluar rreth 4.866 milionë euro, shifër e konfirmuar me strukturën e pagesave të UEFA-s për këtë sezon, konstaton, Kërlaçki.

FC Drita - Omonia
FC Drita – Omonia

Ndeshjet e ardhshme evropiane

Drita ka edhe katër sfida të mbetura në fazën e grupeve të UEFA Conference League:

  • 6 nëntor – Shelbourne – Drita

  • 27 nëntor – Drita – Shkëndija

  • 11 dhjetor – Drita – AZ Alkmaar

  • 18 dhjetor – Rayo Vallecano – Drita

Çdo fitore në grup i shton klubit 400 mijë euro, ndërsa barazimet vlejnë nga 133 mijë euro secila. Përveç kësaj, në qershor 2026 UEFA do të bëjë edhe pagesën përfundimtare prej 25 % të “value pillar”, e cila mund ta rrisë fitimin total të Dritës në mbi 5 milionë euro, nëse ruan performancë të qëndrueshme.

Deri në këtë fazë, FC Drita ka përfituar rreth 4.9 milionë euro nga garat evropiane të sezonit 2025/26. Ky sukses tregon se futbolli kosovar po hyn në një epokë të re, ku rezultatet në fushë po shoqërohen me përfitime të prekshme ekonomike për klubet vendase.