
Në Kampionatin Europian të Basketbollit, që po zhvillohet në katër vende të ndryshme, kombëtarja e Turqisë u bë qendra e vëmendjes jo vetëm për fitoren e thellë ndaj Letonisë (93:73), por edhe për një vendim të pazakontë të trajnerit Ergin Ataman.
Në pankinën e Turqisë, krah babait të tij, u pa i ulur 15-vjeçari Sarp Ataman – djali i selektorit. Ai është përfshirë nga Atamani si “asistent vullnetar”, gjë që ngjalli shumë reagime dhe kureshtje.
Ataman dha sqarimin e tij për BasketNews, përcjellë Kërlaçki:
“Sigurisht që nuk është trajner zyrtar, pasi ka vetëm 15 vjet. Por ai kaloi gjithë fazën përgatitore me ne, punoi si skaut dhe ndihmon si mua ashtu edhe lojtarët. E njeh shumë mirë basketbollin dhe është pjesë e grupit. Pra, mund ta quajmë një asistent vullnetar.”
Sarp Ataman, i cili prej fëmijërisë ndjek nga afër punën e të atit, shihet si i përfshirë që tani në botën e trajningut.
Turqia do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës në Eurobasket të premten, kundër Çekisë, me fillim nga ora 13:45.