Futbollistët e Serbisë nuk do të jenë nikoqirë të Shqipërisë në Beograd në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Lajmi është konfirmuar nga UEFA, që ka bërë të ditur se përballja do të zhvillohet më 11 tetor, por jo në kryeqytetin serb, por në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.
Fillimisht ishte planifikuar që ndeshja të luhej në Beograd, por Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) ka kërkuar zhvendosjen për arsye të paqarta, të cilën UEFA e ka pranuar dhe zyrtarizuar. Kjo lëvizje ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik serb, veçanërisht në rrjetet sociale dhe komentet në media opozitare si Nova.rs, ku qytetarët kanë komentuar me ironi, zemërim dhe dyshime për ndikimin e politikës.
Përkthim i disa komenteve nga lexuesit e Nova.rs:
-
Gjorgje Stojanoviç‑Stojan:
“Huligani nuk mund të përballojë ‘shpërthimin’ në Beograd.” -
Nemanja Rajiç:
“Një tjetër akt trimërie nga Aleksandar Musliu. Mirë që nuk luhet në Tiranë.” -
Ljubisa Ratkoviç:
“Ta marrim me mend pse nuk luhet në Beograd. Që të mos ketë ‘shpërthime’. Kështu vetëm anëtarët e SNS do ta shohin ndeshjen. Kujdes i veçantë do t’i kushtohet shitjes së biletave.” -
Nedoviç:
“Në Leskovc do t’u shpërndajnë biletat “naprednjakëve” (partisë në pushtet), ne që e urrejmë Vuçiçin i marrim nga sportistët që njohim. Por më intereson: çfarë përfitoni edhe sikur të luhej në Beograd, kur ju ndjekin 20 rrahës përballë 10,000 vetave, pastaj qani në media? Çfarë fitoni duke bërtitur para rrahjes? Ai (Vuçiç) nuk e ka blerë gjysmën e Serbisë. Çfarë doni ju në fakt? Zgjedhje? Ato do të jenë të ndershme po aq sa nëna e nëntë Jugoviqëve. Asgjë. Në 10 muaj nuk është bërë asgjë. Turp i përjetshëm që 20 rrahës përzunë tërë tribunën… Unë, nga turpi, s’do shkoja më kurrë në një ndeshje.” -
Marisav Matiç:
“Huligani është ai që dikton.” -
Milan Milenoviç:
“Kujt i intereson fare kjo?! Vazhdo rinia, ‘shpërtheni’!!

