Shamrock fiton derbin – rivali i Ballkanit nuk njeh humbje në tetë ndeshjet e fundit, 10 pikë epërsi

Shamrock
Shamrock

Rory Gaffney ishte heroi i mbrëmjes për Shamrock Rovers, duke shënuar dy herë në fitoren 2-0 ndaj Derry City në stadiumin “Tallaght”, që i dha rivalëve të Ballkanit një epërsi prej 10 pikësh në krye të kampionatit.

Shamrock është skuadra më e trofshme e Irlandës me 21 tituj kampioni, 7 më shumë se Dundalk dhe Shelbourne cila ka fituar titullin në edicionin e fundit pas 4 titujve rresht të “gjelbërve”. Kampionati në Irlandë zhvillohet brenda vitit kalendarik dhe pas javës së 26-të rivalët e Ballkanit ndodhen 10 pikë para vendit të dytë, Bohemians, ndërsa sonte kanë mposhtur të tretën në klasifikim Derry City me 41 pikë.

Sulmuesi 35-vjeçar, i njohur për kontributin në ndeshje vendimtare, shënoi dy gola në pjesën e dytë, konkretisht në minutat 47 dhe 65, duke fundosur shpresat për titull të skuadrës mysafire.

Edhe pse Shamrock Rovers nuk bënë një pjesë të parë të mirë, Gaffney mori në dorë fatin e ndeshjes dhe e çoi në dy shifra numrin e golave për këtë sezon. Fitorja u bë edhe më domethënëse kur Derry City mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Alex Bannon.

Ky ishte një fundjavë perfekte për ekipin e

Stephen Bradley
Stephen Bradley

, i cili tashmë përgatitet për përballjen europiane të së enjtes ndaj Ballkanit në Kosovë. Ndërkohë, rivalët e vendit të dytë, Bohemians, u mundën në sekondat e fundit nga Drogheda United, duke u vetëpërjashtuar nga gara për titull.

“Në pjesën e dytë dominuam plotësisht”, deklaroi trajneri Bradley. “Në pjesën e parë nuk i lexuam mirë hapësirat, por më pas ishim të pamëshirshëm. Rory meriton gjithë vlerësimin. Vitin e kaluar u përball me dëmtime, por këtë sezon erdhi pa pagesë në stërvitje për të treguar se ishte gati – dhe ia doli. Kur është në formën e tanishme, është i papërballueshëm”.

Bradley, megjithatë, refuzoi të shpallë titullin të fituar, “Ka ende shumë për të luajtur. Na presin edhe ndeshje europiane dhe duam të ruajmë këtë avantazh në kampionat”.

Formacioni i Shamrock:

Shamrock Rovers: McGinty 7; Cleary 7 (O’Sullivan 86’, 5), Lopes 7, Grace 7; Grant 7 (McGovern 74’, 6), Watts 7, Healy 7, Honohan 7; McEneff 6 (Malley 45’, 6), Mandroiu 7 (McGovern 74’, 6); Gaffney 8 (Noonan 69’, 6).