Shkëndija mposhtet në Madrid, por shkëlqyen Ballistët

Ballistët
Ballistët

Shkëndija e Tetovës u përball sot në Madrid me një kundërshtar shumë më të fortë, Rayo Vallecanon, dhe u mposht me rezultat 2-0. Megjithatë, ajo që mbetet për t’u theksuar është përkrahja e fuqishme e tifozëve kuqezi.

Edhe në këtë udhëtim evropian nuk munguan “Ballistët”, të cilët në numër të konsiderueshëm mbështetën skuadrën në stadium. Besnikëria e tyre është bërë tashmë e njohur, pasi rrallëherë ka ndodhur që ky grup të mungojë në ndeshjet e Shkëndijës, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Atmosfera në tribuna u bë edhe më interesante nga përkrahësit vendas të Rayo Vallecanos, të cilët, ashtu si shumë tifozëri në Evropë, shfaqën mbështetje për kauzën e Palestinës.