Si do t’ia pesëfishojë stadiumi i ri të ardhurat Evertonit?

#image_title

Klubi anglez Everton është pranë përfundimit të stadiumit të ri, i cili pritet të sjellë një rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave vjetore.

Sipas The Times, struktura moderne mund të gjenerojë nga 250 deri në 300 milionë paund në vit, një rritje pesëfish në krahasim me rreth 50 milionë paund që siguroheshin më parë nga stadiumi legjendar Goodison Park, përcjellë “Kërlaçki”.

Përveç impaktit financiar, stadiumi i ri do të sjellë edhe një përmirësim të ndjeshëm të përvojës për tifozët. Kapaciteti do të zgjerohet nga 39,000 në 55,000 vende, duke e bërë atë një nga ambientet më të mëdha dhe më moderne në Premier League.

Ky zhvillim pritet të forcojë ndjeshëm pozitat komerciale të klubit, duke i dhënë më shumë hapësirë për organizimin e ngjarjeve, rritjen e të ardhurave nga shitjet, sponsorizimet dhe biletat VIP. Kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë për të rikthyer Evertonin në nivele më të larta konkurruese.

Stadiumi i ri pritet të jetë gati për përdorim brenda këtij viti, ndërsa entuziazmi në radhët e tifozëve dhe drejtuesve është i madh.

Me këtë hap të rëndësishëm, Evertoni synon jo vetëm të përmirësojë aspektin sportiv, por edhe të garojë më fuqishëm në aspektin financiar me klubet elitare të Anglisë.

stadiumi i ri i evertonit