Skandaloze/ Federata spanjolle e futbollit e quan Kosovën si “territor”, nuk është hera e parë që veprojnë kështu

Kosova U21

Federata e Futbollit të Spanjës ka bërë një veprim skandaloz para ndeshjes së sotme, duke iu referuar Kosovës si “territor” në paralajmërimin e takimit të Kombëtares U21.

Kosova U21 do të presë Spanjën U21 sonte (e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:00, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

Ky nuk është rasti i parë që spanjollët përdorin një qasje të tillë, pasi edhe në përballjet e mëparshme kanë shmangur ta njohin Kosovën si shtet.

 

Federata Spanjolle edhe pse kipet e tyre kombëtare kanë pasur suksese, drejtuesit njihen per skandale të shumta, nga ngacmimet seksuale, te aferat korruptive.

Ndërkohë, “Dardanët” e rinj e nisën këtë fushatë me një barazim pa gola (0-0) ndaj Rumanisë dhe sot, me mbështetjen e tifozëve, do të synojnë fitoren e parë në grup.