
Galatasaray e nisi keq fushatën e re në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur thellë 5-1 në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve.
Kjo disfatë thellon krizën e klubit turk në arenën evropiane, përcjellë “Kërlaçki”.
“Aslanët” kanë regjistruar vetëm një fitore në 18 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke barazuar pesë herë dhe pësuar 11 humbje. Po ashtu, Galatasaray nuk ka shënuar fitore në shtatë takimet e fundit evropiane, përfshirë edhe ato në Ligën e Evropës.
Veçanërisht problematike mbeten përballjet jashtë fushe.
Skuadra nga Stambolli nuk ka arritur të fitojë në 10 ndeshjet e fundit evropiane në transfertë, me fitoren e fundit që daton nga sezoni 2023-24 në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.
Gjatë kësaj periudhe, Galatasaray ka realizuar 12 gola, por ka pësuar plot 26, duke nxjerrë në pah brishtësinë e mbrojtjes së saj.