Kalo te përmbajtja
Montag, 10 August 2026
Kombëtaret

Sllovenët, me bindje të plotë për fitore ndaj Kosovës

Futbollisti Erik Janzha ka deklaruar se Sllovenia është përgatitur për të mposhtur Kosovën dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ai theksoi se skuadra po përgatitet maksimalisht për ndeshjen vendimtare ndaj “Dardanëve”.

“Ne e dimë çfarë duam dhe kemi disa plane se si ta mposhtim Kosovën. Sigurisht, të shtunën gjithçka do të varet edhe nga mënyra si do të paraqiten ata, por ne jemi të fokusuar te vetja dhe shpresojmë të realizojmë planin tonë,” tha Janzha.

Ai pranoi se mungesa e sulmuesit të Manchester United, Benjamin Sheshko, do të jetë ndjeshme, por shtoi se Sllovenia ka alternativa të vlefshme në sulm.

“Sigurisht që është keq për ne, por si lojtarë duhet të përqendrohemi te paraqitja jonë më e mirë në fushë. Lëndimet janë problem i trajnerit. Do të shohim si do të vendosë ai. Sheshko padyshim do të na mungojë, pasi të gjithë e dimë çfarë lojtari është, por nga ana tjetër kemi tre ose katër sulmues cilësorë që mund ta zëvendësojnë,” u shpreh Janzha.

Përballja Slloveni–Kosovë zhvillohet të shtunën në Lubjanë.