Zum Inhalt springen
Tadej Pogaçar

Slloveni Tadej Pogaçar ka fituar Tour de France për herë të katërt, por kush është Pogaçar?

Von
4 Min. Lesezeit

Çiklisti slloven Tadej Pogaçar (26 vjeç) ka triumfuar në Tour de France, duke shënuar fitoren e tij të katërt në këtë garë prestigjioze. Një nga çiklistët më dominues të gjeneratës së tij, Pogaçar fitoi për herë të parë në moshën 21-vjeçare dhe vazhdon të konfirmojë statusin si një nga më të mirët në historinë e këtij sporti. Ai garon për skuadrën UAE Team Emirates.

Organizatorët e garës vendosën të neutralizonin kohët 50 kilometra para përfundimit të etapes finale për shkak të rrezikut nga reshjet e shiut dhe mundësisë së aksidenteve. Kjo vendim praktikisht e siguroi fitoren e Pogaçar në etapën e 21-të dhe të fundit drejt Parisit. Megjithatë, ai duhej të kalonte vijën e finishit për të konfirmuar zyrtarisht triumfin.

Vendimi u mor në orët e vona të pasdites dhe pak pasi Pogaçar kaloi pikën e 50 kilometrave, filloi një shi i dendur që e bëri rrugën të rrëshqitshme. Slloveni mbrojti titullin kampion, pasi kishte fituar më parë në vitet 2020 dhe 2021.

Vingegaard përfundon i dyti

Në renditjen e përgjithshme, Pogaçar kishte një epërsi prej katër minutash e 24 sekondash ndaj danezit Jonas Vingegaard, fitues dy herë i Tour de France, i cili përfundoi i dyti në të tre fitoret e Pogaçar: 2021, 2024 dhe 2025.

“Ky është kulmi i karrierës sime”, tha Pogaçar gjatë garës. “Dy-tre vitet e fundit jam përpjekur ta mbaj këtë nivel, për aq kohë sa vazhdoj të kënaqem me çiklizmin“, ka thëno slloveni, përcjellë Kërlaçki.

Renditja e 10 më të mirëve:

  1. Tadej Pogaçar

  2. Jonas Vingegaard

  3. Felix Lipowitz

  4. Oscar Onley

  5. Felix Gall

  6. Tobias Johannessen

  7. Kevin Vauquelin

  8. Primozh Rogliç

  9. Ben Healy

  10. Jordan Jegat

Tadej Pogaçar
Tadej Pogaçar

 

Kush është Tadej Pogaçar? Një fenomen çiklistik

Pogaçar është një nga përfaqësuesit kryesorë të gjeneratës së re të çiklistëve. Me katër fitore në Tour de France dhe një fitore në Giro d’Italia me vetëm 26 vjeç, ai ka treguar jo vetëm talent të jashtëzakonshëm, por edhe një natyrë të çiltër dhe pa komplekse që duket në kontrast me garat e ashpra ku merr pjesë.

I lindur në Klanec, rrugëtimi i tij nga një djalosh i thjeshtë në çiklistin më të paguar në botë përfshin shumë momente të panjohura për publikun. Që në fëmijëri, ai ndiqte vëllanë e tij më të madh, Tileni, në klubin lokal KD Rog, ndërsa idhulli i tij ishte Alberto Contador. Të dy vëllezërit dinin të ngisnin monocikël – aftësi që Pogaçar e ka përdorur për të zotëruar ekuilibrin dhe manovrimin në garat profesionale.

Pogaçar filloi karrierën me një biçikletë të vogël të markës Billato. Sot, ai përdor modelet më të avancuara Colnago V4Rs/V5Rs. Në moshën 18-vjeçare u bë pjesë e ekipit kontinental Ljubljana dhe ra në sy menjëherë. Fitoret nisën në Portugali me garën Volta ao Algarve, dhe në vitin historik 2020, ai u bë slloveni i parë që fitoi Tour de France, duke e lënë vendin e dytë për bashkëkombësin Primozh Rogliç.

Njeri i rekordeve

Pogaçar është çiklisti i vetëm që ka kaluar kufirin prej 6000 pikësh në renditjen UCI. Në Lojërat Olimpike në Tokio, fuqia e tij maksimale u mat në 1253 vat, ndërsa shpejtësia më e madhe që ka arritur në zbritje është 106 km/h. Në moshën 21 vjeç e 365 ditë, ai u bë fituesi i dytë më i ri në historinë e Tour de France.

Për shkak të stilit të tij të gjithanshëm dhe aftësisë për të fituar si në Grand Tour ashtu edhe në garat e njëditore, ai shpesh krahasohet me legjendën belg Eddy Merckx, i njohur si “Kanibali”.

Kur nuk është në garë, Pogaçar shijon organizimin e garave të kartingut për shokët e skuadrës. Ai ka qenë kampion kombëtar në ciklokros në vitin 2019 dhe ka lançuar një linjë veshjesh.

Më i paguari në çiklizëm

Pogaçar përshkon rreth 30,000 kilometra në vit. Udhëtimi i tij më i gjatë i regjistruar në Strava është gara Milan-San Remo në vitin 2020, 304 kilometra, të cilën e emërtoi me humor “Snack Ride”. Me një pagë vjetore të vlerësuar në 8 milionë euro, ai është çiklisti më i paguar në botë.

Në krahasim me futbollistët, kjo shumë e vendos atë pak më poshtë nivelit të yjeve më të mëdhenj. Për shembull, sipas Capology, lojtarët e PSG-së si Desire Doue dhe Bradley Barcola marrin rreth 6 milionë euro në vit, ndërsa në Premier League, emra si Bruno Guimaraes, Mateo Kovaçiç dhe Emiliano Martinez fitojnë rreth 8 milionë euro. Në Serie A dhe La Liga, futbollistët si Romelu Lukaku, Marcus Thuram, Julian Alvarez dhe Brahim Diaz janë në të njëjtin rang.

 

 

 

Teilen: Facebook X