Sllovenia - Kosova

Jemi në play-off. Historike.

Momentet kryesore:

Mbyllet ndeshja!

90′ Edhe një, edhe një, kërkojnë adhuruesit tanë – 3 minuta shtesë. Jemi në play-off!

88′ Jshari dhe Rashica në vend të Muriqit dhe Muslijajt.

87′ Ermal Krasniqi godet furishëm nga distanca, por në vend Oblak.

85′ Po e menaxhojmë lojën me shëtitje topi.

82′ Kemi epërsi ideale – në anën tjetër Zvicra po udhëheq 3-1 dhe jemi në play-off momentalisht.

80′ I mbytëm, Hoxha nga e djathta, pret Oblak.

79′ Dy tentime nga një aksion, së pari gjuan Gallapeni nga afërsia, topi i dëbuar nga Oblak kthehet te Muslija që gjuan skaj portës.

77′ Jemi në 15 minutat e fundit të takimit.

76′ Vojvoda dhe Asllani dalin – aktivizohen Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

74′ Muslija i pandalshëm sot, kalon kundërshtarin duke i futur topin ndër këmbë.

64′ GOOOOL Aksion nga e djathta, Muslija tenton pasimin, Karniçnik devijon dhe parabolon Oblakun – dhe jemi 2-0. Rezultat i jashtëzakonshëm.

62′ Muslija vetëm me portier, çfarë kemi humbur, tenton sipër, pret Oblak, topi mbi tra, këndore. Rast që nuk falet.

61′ Gjuajtje e sllovenëve, e lehtë për Saipin.

58′ Kundërzbritje, Avdullahu e vazhdon te Muriqi e ky krejtësisht në krahun e djathtë te Vojvoda që provon të gjejë Asllanin, por përpak i ikën topi. Ishte aksion dhe situatë shumë e mirë.

54′ Stojanoviç kartoni i dytë i verdhë, godet Gallapenin. Për 14 minuta lojë, ndëshkohet dy herë, jemi me një futbollist më shumë.

46′ Ka nisur pjesa e dytë. Me fat, Kosovë!

Përfundon pjesa e parë. Fantastike rezultati, fantastike paraqitja!

31′ Saipi intervenon edhe njëherë pas këndores, duket në forme dhe i sigurt.

29′ Super Saipi, pret gjuajtjen e Elshnik, këndore.

26′ Muslija nga e majta punoi mirë, gjuajti dobët duke iu bllokuar gjuajtja – në të njëjtin aksion

19′ Presion i paparë i skuadrës sonë.

16′ Përpak shënojmë, Oblak kalon mbi tra topin. Uhf çfarë rasti!

12′ Tani Vipotnik gjuan me kokë, jashtë.

10′ Fare nuk po mbrohemi, megjithatë tani një tentim i sllovenëve, Dellova deshi të largonte, qëlloi një futbollist vendas, por topi shkon në duart e Saipit.

6′ GOOOOL Super Fisnik Asllani, pranon t0p përballë zonës, manovron, njëherë, dy herë, e rregullon topin me të djathtën dhe gjuan në cepën e majtë për gëzim të papërshkruar në “Stozhice”!

5′ Kemi iniciativë në pesë minutat e para.

1′ Ka nisur ndeshja. Përkrahje e madhe për ekipin tonë! Forca, përpara Kosovë!

Afër gjysma e tribunave janë me tifozë tanë shqiptarë.

Do të luajmë 5-3-2 ose 5-4-1 – por ekipi do të ketë rreshtim variabël varësisht sulmon apo mbrohet, por nuk e besojmë që rreshtimi real është 4-4-2.

Kërlaçki ndodhet në stadium për të ndjekur dhe raportuar drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që një numër i madh tifozësh janë mbledhur për të përkrahur ekipin dardan në këtë sfidë vendimtare.

 

teltrip esim
teltrip esim