
Të mërkurën, më 27 gusht, zhvillohet java e tretë e Raiffeisen Ligës së Parë në futbollin e Kosovës, ku kryendeshja do të jetë derbi i Mitrovicës mes Trepçës dhe Trepçës ’89, që do të luhet në stadiumin “Riza Lushta”.
Trepça, lidere e kampionatit me dy fitore nga dy ndeshje, synon të vazhdojë ecurinë perfekte, ndërsa Trepça ’89, që deri tani ka një barazim dhe një fitore ndaj Lirisë, do të kërkojë të ndalë rivalin e qytetit.
Skuadra tjetër që ka pikë të plota, Vëllaznimi, pret në Gjakovë Istogun, i cili deri më tani ka vetëm një barazim në dy ndeshje.
Vushtrria, me katër pikë pas dy javësh, udhëton në Suharekë për t’u përballur me ekipin e rinuar vendas. Ndërkohë, Liria, pas humbjes nga Trepça ’89, do të synojë rikthimin ndaj Tefik Çangës, skuadër e sapo ngjitur që ka arritur katër pikë në dy ndeshjet e para.
Në Pejë do të zhvillohen dy duele të skuadrave në krizë: Rilindja 1974 përballet me Vjosën, të dyja pa asnjë pikë deri më tani, ndërsa Besa pret 2 Korrikun, me prishtinasit që ende nuk kanë shijuar asnjë barazim apo fitore.
Java e 3 – Raiffeisen Liga e Parë
E mërkurë, 27 gusht 2025 – Ora 16:30
Liria – Tefik Çanga
Trepça – Trepça ’89
Rilindja 1974 – Vjosa
Suhareka – Vushtrria
Besa Peja – 2 Korriku
Kika – Feronikeli 74
Vëllaznimi – Istogu
Dinamo – KEK-u
Ramiz Sadiku – Prizreni