Stadiumi piktoresk i Henningsvær mbetet ndër më unikët në botë

Foto: @jelmervervoort

Në zemër të Lofoten-it në Norvegji, ndodhet një prej stadiumeve më të veçantë të futbollit në botë – fusha piktoreske e Henningsvær.

E rrethuar nga oqeani dhe malet mahnitëse, ky stadium amator është kthyer në atraksion ndërkombëtar për bukurinë e tij unike dhe ambientin natyror që e rrethon, përcjellë “Kërlaçki.com”.

Stadiumi nuk ka tribuna të mëdha dhe nuk është i dizajnuar për ndeshje profesionale, por përdoret kryesisht nga komuniteti lokal dhe fëmijët e zonës.

Fusha është e mbuluar me bar sintetik, ndërsa shkëmbinjtë dhe deti përreth krijojnë një kontrast magjepsës që e bën këtë vend një skenë të rrallë sportive.

foto ina-cristine helljesen

Me një kapacitet simbolik dhe një thjeshtësi të jashtëzakonshme, fusha e Henningsvær është bërë destinacion për turistë, fotografë dhe dashamirë të futbollit nga e gjithë bota.

Shumë prej tyre vizitojnë këtë stadium për të parë nga afër një prej simboleve të harmonisë mes sportit dhe natyrës.

Shumë media ndërkombëtare e kanë përfshirë këtë stadium në listat e “vendeve që duhet vizituar” për shkak të pamjes spektakolare.

Nga ajri, fusha duket si një perlë e gjelbër në mes të shkëmbinjve dhe detit të hapur, duke dhënë përshtypjen e një skene artistike.

foto jelmervervoort