Struga vazhdon marshimin mbresëlënës në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kanë mbetur të pamposhtur edhe pas derbit me Vardarin në Shkup, duke ruajtur kreun e tabelës me 23 pikë pas nëntë javësh.
Pas tyre renditet Vardari, që ndjek me 21 pikë, ndërsa Shkëndija – e cila e luan ndeshjen nesër për shkak të impenjimeve evropiane – mbetet në garë për titull me 20 pikë dhe një ndeshje më pak.
Skuadra e Bashkimit po kalon një moment të mirë, duke regjistruar katër ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa Arsimi, debutues në elitë, po tregon stabilitet të admirueshëm në mes të renditjes.
Në fund të tabelës, Shkupi më në fund ka marrë pikën e parë të sezonit pas barazimit me Rabotnickin (1-1), por mbetet në një situatë të vështirë, pothuajse pa shpresë për mbijetesë.
