
Suhareka ka befasuar në javën e 8-të të Ligës së Parë, duke mposhtur Trepçën në Mitrovicë me rezultat bindës 2-0.
Për skuadrën e re në moshë, kjo ishte fitorja e katërt në tetë ndeshje, krahas katër humbjeve të tjera, ndërsa trajneri Rafet Mullallari po tregon punë të shkëlqyer në ndërtimin e ekipit.
Pas takimit, Mullallari u shpreh për Kërlaçkin:
“I falënderoj lojtarët për angazhimin. Ishte një fitore shumë e merituar, ku gjatë gjithë ndeshjes ishim më të mirë se kundërshtari. Kjo fitore shkon për kapitenin e skuadrës, që sot festoi ditëlindjen. Ai kontribuoi me një asist dhe një gol.”
Në javën e ardhshme, Suhareka do të ketë një tjetër test të rëndësishëm, pasi pret Ramiz Sadikun në shtëpi.