
Yll Gashi stërvitet këtë javë me ekipin e parë të Bayern Munchen, nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany, i cili po përgatit skuadrën për ndeshjen ndaj Hamburgut.
17-vjeçari, një talent që luan në qendër të sulmit, ka tërhequr interesin e Kosovës dhe Shqipërisë, por ende nuk ka vendosur se për cilën përfaqësuese do të luajë.
Deri tani, ai ka aktivizuar me ekipet U-16 dhe U-17 të Gjermanisë.
Që nga sezoni 2023/24, Gashi ka zhvilluar 49 ndeshje me moshat e Bayernit, duke shënuar 36 gola dhe dhënë 12 asistime.
Kartoni i tij i ka përfunduar te Bayerni që në vitin 2022, pasi u transferua nga Hertha, që raportohet të ketë fituar 90 mijë euro nga kjo shitje.
Sfida e radhës për Bayernin është më 13 shtator, ndaj Hamburgut, duke nisur në orën 18:30 dhe vlen për Bundesligën.