
Manchester United e ka nisur keq sezonin e ri në Premier League. Pas humbjes 3–0 ndaj Manchester Cityt, skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim ka vetëm katër pikë pas katër ndeshjeve – nisja më e dobët që nga viti 1992.
Edhe pse atëherë skuadra u shpall kampione me Sir Alex Ferguson, këtë herë parashikimet nuk janë optimiste.
Sipas superkompjuterit të Optas:
Shanset për të fituar ligën: 0.18%
Kualifikimi në Ligën e Kampionëve: 4.18%
Kualifikimi në Ligën e Evropës: 3.15%
Situata duket e vështirë dhe mund të përkeqësohet më tej nëse rezultatet nuk përmirësohen.