
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet të enjten me pesë ndeshje tejet interesante që pritet të sjellin emocione dhe ndryshime në renditje.
Xhiroja e gjashtë do të zhvillohet brenda një dite, me katër ndeshje që nisin nga ora 15:00 dhe një përballje në orar mbrëmjeje.
Derbi i javës luhet në Suharekë, ku Ballkani e pret Dritën, përcjellë “Kërlaçki”.
Llapi, në kërkim të pikëve pas një fillimi negativ të sezonit, udhëton në Klinë për t’u përballur me Dukagjinin,
Në ndeshjet tjera të pasdites, Gjilani do të kërkojë fitoren ndaj Drenicës, ndërsa Malisheva pret Ferizajn.
Mbrëmja do të mbyllet me një përballje në kryeqytet: Prishtina – Prishtina e Re, që nis në orën 20:15.
