Superliga teston forcat ndaj Ligës së Parë – miqësore me rezultate të papritura

Llapi mposhti 2 Korrikun 1:0
Llapi mposhti 2 Korrikun 1:0

Skuadrat nga Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik përmes ndeshjeve miqësore, ku trajnerët po testojnë formacionet dhe lojtarët me më pak minutazh, raporton “Kërlaçki”.

KF Llapi 1-0 FC 2 Korriku

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 25-të nga Benjamin Zyberi, pas një aksioni të organizuar mirë dhe asistimi nga Diar Vokrri.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në këtë përballje u dha hapësirë lojtarëve që kishin pasur më pak minuta në dy ndeshjet e kaluara.

Llapi do ta zhvillojë miqësoren e fundit para nisjes drejt Ohrit të premten, përballë FC Besa Peja.

KF Dukagjini 1-1 KF Istogu

Në një tjetër përballje të zhvilluar në Klinë, Dukagjini dhe Istogu u ndanë baras 1:1.

Ndeshja shërbeu si test për të dy skuadrat që janë në fazë ndërtimi dhe kërkimi të formës optimale para sezonit të ri.

FC Ferizaj 2-1 KF Ramiz Sadiku

Ferizaj arriti një fitore ndaj ekipit të Ligës së Parë, Ramiz Sadiku, me rezultat 2:1.

Për skuadrën nga Superliga, golat u shënuan nga Rejan Thaçi dhe Betim Haxhimusa.

Kjo ndeshje i shërbeu trajnerit Arsim Abazi për të vëzhguar harmoninë mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë në skuadër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.