Sylvinho më në fund bindet ta ftojë sulmuesin që luan në Itali

#post_seo_title

Sulmuesi Cristian Shpendi do të ftohet për herë të parë në Kombëtaren A të Shqipërisë, ka bërë të ditur drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea.

Pea konfirmoi se Shpendi do të jetë pjesë e grumbullimit të ekipit për ndeshjet e muajit shtator, pasi ka fituar besimin e selektorit Sylvinho.

22-vjeçari është pjesë e klubit italian të Serisë B, Cesena, dhe këtë verë ka tërhequr interesin e disa skuadrave të njohura, por çmimi prej 10 milionë eurosh ka bërë që ofertat të jenë të rezervuara.

cristian shpendi

Shpendi ka luajtur 8 ndeshje me Kombëtaren U21 të Shqipërisë, ku ka shënuar një gol, ndërsa sezonin e kaluar në Serie B shënoi 11 gola, duke treguar paraqitje mbresëlënëse.

Futbollisti është rritur në akademinë e Cesena-s dhe është promovuar në ekipin e parë në vitin 2021.

shqipëria kthehet të luajë në shtator

Në muajin shtator, Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje – miqësoren ndaj Gjibraltarit më 4 shtator jashtë fushe dhe ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”.