Zum Inhalt springen
sylvinho

Sylvinho pas kualifikimit historik në play off: Nëse dikush nuk është i kënaqur, nuk është problemi im!

Von
2 Min. Lesezeit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar prerazi ndaj kritikave pas fitores me Andorrën, që i dha Shqipërisë një biletë historike për fazën “play-off” të Botërorit 2026. Edhe pse loja nuk ishte bindëse, tekniku brazilian theksoi se suksesi duhet festuar, jo kontestuar.

“Nuk mendoj se ndryshimet mund të bëheshin më herët. Ishte një ditë e vështirë. Kujtoj Moldavinë – kjo është një skuadër që të vë në vështirësi. Edhe Anglia fitoi vetëm 1-0, Letonia barazoi, Serbia ishte 1-1 pas 45 minutash. Ne nuk jemi Gjermania që shkon dhe fiton 6-0. Jemi duke u rritur dhe kjo është për t’u vlerësuar.”

Sylvinho u shpreh i çuditur për çdo kritikë në një moment që, sipas tij, duhet të jetë festë për të gjithë shqiptarët:

“Nuk e kuptoj si mund të ketë pakënaqësi. Për herë të parë shkojmë në play-off dhe kjo është një natë fantastike. I gjithë vendi duhet të festojë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është një moment historik për këtë skuadër.”

Duke iu përgjigjur aludimeve për mungesë përkushtimi, ai shtoi:

“Nuk besoj se dikush ka kursyer energji. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin. Nëse dikush nuk është i kënaqur, nuk është problemi im. Kemi humbur vetëm një ndeshje, në Angli, dhe kjo nuk është pak.”

Në lidhje me sfidat që e presin Shqipërinë në mars, trajneri brazilian tha:

“Nuk e kishim menduar play-off-in, por tani do fillojmë përgatitjet. Është një ndeshje teke dhe më pas, nëse kualifikohemi, vjen tjetra. Duhet të jemi të fokusuar, të bashkuar dhe të punojmë si grup.”

Sylvinho shprehu keqardhje për ata lojtarë që nuk u aktivizuan në këtë takim, por theksoi rëndësinë e kontributit të gjithsecilit:

“Më vjen keq për Pajazitin dhe Caken që nuk luajtën. Edhe Bajrami e Uzuni nuk ishin në fushë. Por kemi nevojë për të gjithë. Tuci u fut sepse kishim nevojë për mbajtje topi – fitoi disa faulle dhe bëri punë të mirë. Jam krenar për të gjithë djemtë.”

 

Teilen: Facebook X