Tenistja Sakkari ndalë lojën shpëton një insekt në fushë, por… 

Maria Sakkari
Maria Sakkari

Një skenë e pazakontë ndodhi në turneun e tenisit në Washington, gjatë ndeshjes mes Maria Sakkari (nr. 90 në renditjen WTA) dhe Emma Navarro (nr. 11). Në një moment delikat të lojës, kur Navarro po përgatitej për të shërbyer, Sakkari ndaloi gjithçka për të shpëtuar një insekt që ndodhej në mes të fushës.

Tenistja greke e mori insektin në dorë me kujdes dhe e nxori jashtë fushës, duke treguar ndjeshmëri dhe respekt për jetën e gjallesave të vogla. Por, sapo u kthye për të vazhduar ndeshjen, një “ball boy” mledhës i topave, vrapoi drejt vendit ku ishte lënë insekti… dhe e shtypi me qëllim.

Veprimi i tij shkaktoi reagim zhgënjyes nga publiku, i cili u shpreh i habitur dhe i mërzitur. Edhe vetë Sakkari mbeti pa fjalë për një moment, por më pas e mori situatën me sportivitet dhe buzëqeshi.

Pavarësisht incidentit, ajo u rikthye te loja me përqendrim dhe arriti të mposhtte Navarron me rezultatin 7-5, 7-6 (1), duke siguruar kalimin në çerekfinalet e turneut amerikan.