Kalo te përmbajtja
Donnerstag, 6 August 2026
Kosova

Tifozët entuziastë, lavdërojnë heroin e ri: Ai është Rio Ferdinand i yni!

Hajduku bëri punë të madhe në Osijek. Pas tre fitoreve radhazi në “Poljud”, bardhekuqtë e Gonzalo Garcías e vazhduan serinë me suksesin e parë në transfertë, duke marrë tre pikë të plota në “Opus Arenë”. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe një hyrje perfekte në ciklin e katër sfidave të vështira që do të tregojnë realisht potencialin e skuadrës.

Për tifozët e Hajdukut, fitorja në derbi, sidomos në fushë kundërshtare, ishte arsye për shpërthim entuziazmi. Lavdërime për lojtarët, për trajnerin Garcia dhe, natyrisht, për liderin Marko Livaja dhe futbollistin tonë, Ron Raçi.

Reagime nga tifozët:

Lëvdata edhe për qendërmbrojtësin Ron Raçi:

  • “Raçi, stoper i madh!”

  • “Raçi po luan si Rio Ferdinand, pastron gjithçka.”

  • “Kush e pa që ky djalë do të bëhet top futbollist, i lumtë.”

  • “Hajduk po luan ndeshjen më të mirë në transfertë pas shumë kohësh. Asnjë frikë, asnjë panik. Dy qendërmbrojtësit Sharlija dhe Raçi fantastikë“
Ron Raçi
Ron Raçi