Tirana shkatërron Partizanin në derbi me fitore bindëse 3-0

Guerils - Fanatics
Guerils - Fanatics

Tirana ka triumfuar fuqishëm në “Air Albania”, duke mposhtur rivalin e përjetshëm Partizanin me rezultatin 0-3. Bardheblutë kanë arritur kështu fitoren e parë në këtë edicion të Superiores, njëkohësisht edhe të dytën radhazi me shifrat e pastra 3-0.

Partizani - Tirana 0-3
Partizani – Tirana 0-3

Golat për Tiranën u shënuan nga Oluwabori Ayompo Falaye në minutën e 19-të dhe Tsotne Patsatsia në minutën e 31-të nga pika e bardhë, ndërsa epërsinë e vulosi Serge Tabekou në të 74-tën.

Pas kësaj fitoreje, Tirana ngjitet në kuotën e 5 pikëve, duke marrë frymëmarrjen e parë në kampionat, ndërsa Partizani mbetet në krizë të plotë, me vetëm 4 pikë dhe katër humbje rresht.

 

 

 

Fanatics
Fanatics
Guerils
Guerils