“Torcida” e Hajdukut me koreografi anti-serbe në përvjetorë të “Oluja”-së

Torcida
Torcida

Sonte, grupi i tifozëve Torcida realizoi një koreografi të madhe në nder të operacionit ushtarako-policor “Oluja”, gjatë ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Poljud”, Hajduk – Gorica (2-0).

torcida
torcida

Në fillim të takimit, në tribunën veriore u shfaq një skenë me tre ushtarë kroatë, ndërsa i gjithë stadiumi këndoi këngën “Moja domovina” (Atdheu im). Më pas, me anë të kartonëve, tifozët formuan flamurin kroat që valëvitej mbi tribunë.

Pas këtij momenti, Torcida së bashku me tribunat tjera vazhduan me thirrjen “Za dom spremni” (“Për atdheun gati”), që kritikët e vlerësojnë si thirrje ustashe e Luftës së Dytë Botërore.

Pak më vonë, tifozët ekspozuan flamuj me simbole serbe, të cilët i dogjën, ndërsa këndonin këngën “Bie shi, Serbia po shkatërrohet”. Incidenti u shoqërua me thirrje nacionaliste, duke ndezur atmosferën në stadium.

T’ju kujtojmë, që të enjten në Tiranë në “Air Albania” nga ora 20:45 takohen Dinamo – Hajduk, ndërsa ende nuk dihet sa do të jetë numri i adhuruesve të Hajdukut në këtë udhëtim e që zakonisht din të jetë tepër i madh. Kjo ndeshje i takon ndeshjes së kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa në Split ka fituar Hajduku, 1-0.