
Nathan Rooney, trajneri i FC Larne, ka vlerësuar lart kundërshtarin dhe sfidën që e pret në Prishtinë. Ai theksoi se përballja do të jetë fizike dhe e ndërlikuar, por se skuadra e tij ka përvojën dhe përgatitjen e nevojshme për të dalë me sukses nga kjo ndeshje, përcjellë Kërlaçki.
Rooney u shpreh se mentaliteti do të jetë faktori kyç, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që gjithçka të vendoset në penallti.
Nathan Rooney: Kemi përvojë të mjaftueshme nga e kaluara
“Prishtina u tregua ekip i vështirë për t’u mposhtur në shtëpi, realisht kundërshtar i vështirë. Besoj që jemi mirë të përgatitur fizikisht për të përballuar ndeshjen, kjo është më e rëndësishmja. Tani të dy skuadrat e njohin njëra-tjetrën. Pres përballje interesante – do të shohim si do të dalë”, ka thënë kryetrajneri, Rooney.
“Mentaliteti do të vendos më së shumti në ndeshjen e nesërme dhe mendoj se kemi përvojë të mjaftueshme nga e kaluara për ta përballuar takimin”, ka shtuar ai.
“Gjithmonë përpiqemi ta vendosim ndeshjen herët, por edhe penalltitë janë një opsion në dispozicion”, ka përfunduar kryetrajneri verioirlandez.