“Xehtarët” me formë shumë të dobët, 2/2 në kampionat, 0/4 në Evropë.
Trepça nuk ka hyrë në sezon të mirë, andaj i duhet një shkëndijë e fortë për t’u ndezur dhe rasti më i mirë se me PAOK-un s’ka ku të jetë. Në katër ndeshje ndërkombëtare, një kualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe tre ndeshjet në FIBA Europe Cup, ka pësuar humbje. Ndeshjen më të mirë mbase e ka zhvilluar me PAOK-un në Selanik, megjithatë skuadra greke ka bilanc shumë pozitiv në kampionatin grek: 4 fitore dhe vetëm një humbje me Panathinaikosin.
Ndërsa në grupin e katërt të FIBA Europe Cup, ku Trepça ka pësuar tri humbje, PAOK ka dy fitore, po aq sa ka edhe Anwil nga katër ndeshje, ku dje ka mposhtur Braunschweigin.
Në “Minatori” duhet të jetë zjarr nga Torcida – një ekip si PAOK-u nuk vjen shpesh dhe pse jo të tentohet të mposhtet.
