Tyrese Haliburton, ylli i NBA-së propozim të veçantë bukuroshës, Jade Jones

propozimi
Propozimi

Basketbollisti i njohur amerikan Tyrese Haliburton ka bërë një propozim për martesë që ka prekur zemrat e fansave. Ai i ka propozuar të dashurës së tij prej vitesh, Jade Jones, në mënyrë shumë të veçantë, pikërisht në Universitetin Shtetëror të Iowa-s, vendi ku të dy janë njohur gjatë studimeve.

Haliburton, i cili aktualisht është pjesë e ekipit Indiana Pacers, u gjunjëzua para të dashurës së tij në mes të fushës së basketbollit, edhe pse kishte këmbën në allçi për shkak të një dëmtimi të rëndë të tendinës së Akilit, të cilin e pësoi vetëm 36 ditë më parë. Ky dëmtim pritet ta mbajë larg parketit për të gjithë sezonin e ardhshëm.

Jade Jones, ndau me ndjekësit e saj në Instagram momentin emocionues, duke treguar edhe unazën e fejesës me një diamant madhështor, vlera e së cilës shkon mbi 50 mijë dollarë. Ndjekësit u mahnitën jo vetëm nga mënyra e propozimit, por edhe nga pamja elegante e Jade.

Pamjet e propozimit janë publikuar edhe në profilin e Instagramit të Haliburton, duke marrë komente të shumta pozitive.

Haliburton u dëmtua gjatë ndeshjes së shtatë dhe vendimtare në finalen e NBA-së kundër Oklahomas, që fitoi titullin e parë në histori. Deri në atë moment, Haliburton kishte një mesatare mbresëlënëse prej 18.6 pikësh dhe 9.2 asistimesh për ndeshje.

jade jones
jade jones

Kush është bukuroshja Jade Jones

Jade u takua me Tyrese Haliburton në vitin 2019 gjatë studimeve në Iowa State University, ku ai ishte lojtar basketbolli dhe ajo “cheerleader”. Që nga ajo kohë, ata janë në një marrëdhënie të qëndrueshme që vazhdon prej rreth gjashtë vitesh.

Jade ka qenë një ndjekëse e palëkundur dhe mbështetëse e Haliburton gjatë karrierës së tij – nga NCAA dhe fillimi në NBA, deri tek Olimpiada e Parisit në 2024.

Ajo vjen nga Iowa, ku ka punuar edhe si mësuese në shkollë fillore dhe ka ndarë shpesh momentet me nxënësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar pasionin për edukimin dhe komunitetin.

Në tetor të vitit 2024, ajo e përshkroi vetën si “cheerleader-in më të madh” të Haliburton në një postim në Instagram, ndërsa disa familjarë të saj mbështetën lojtarin duke veshur bluza me fytyrën e tij gjatë një ndeshjeje të Pacers.