Ushqimi historik i Wimbledonit bëhet viral në botë – kushton sa një ëmbëlsirë në Prishtinë!

Kur përmendim Wimbledon-in, përveç tenisit të nivelit më të lartë, mendja na shkon menjëherë te një traditë e ëmbël dhe e veçantë: luleshtrydhet me krem.

Ky kombinim i thjeshtë, por i dashur, shitet në klub për rreth 3.15 € dhe është një traditë që daton që nga epoka Viktoriane raporton “Kërlaçki”.

Edhe përpara se të luhej tenis në Wimbledon, vizitorëve u shërbehej kjo ëmbëlsirë, e njohur si shije e stinës së verës.

Në shekullin XIX, londinezët konsumonin deri në 12 milionë dredhëza në ditë gjatë verës – një shifër që tregon popullaritetin e jashtëzakonshëm të frutit.

Dredhëzat me krem ishin pjesë e çdo feste elegante në kopsht, krahas muzikës, lojërave dhe çajrave. Ato janë përshkruar që në shekullin XVII si “pjatë freskuese për stinën e nxehtë”.

Kampionati i Wimbledon-it mbahet pikërisht në kulmin e sezonit të dredhëzave, ndaj kjo ëmbëlsirë ka mbetur deri sot një pjesë e pandarë e përvojës britanike të verës.

Në një atmosferë ku eleganca dhe tradita bashkohen, një tas me dredhëza dhe krem është më shumë se një ëmbëlsirë – është një përjetim.

Çdo lugë sjell me vete aromën, historinë dhe shijen autentike të një vere britanike klasike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.