Valon Behrami ka rrëfyer ndenjat e tij për luftën e Kosovës, duke treguar vuajtjet e familjes së tij

#post_seo_title

Më 18 gusht do të botohet libri me 256 faqe “Ylli i Futbollit”, i autorit zviceran Andreas Boni. Në këtë libër, shumë personalitete nga bota e futbollit ndajnë përjetimet e tyre personale, shpesh të mbushura me emocione dhe sfida të mëdha, mes tyre edhe Valon Behrami.

Gazeta zvicerane Blick ka publikuar disa nga rrëfimet më të fuqishme të librit, mes tyre edhe atë të ish-mesfushorit të Zvicrës, Valon Behrami. Autori Boni, 43-vjeçar nga Zvicra Lindore, ka punuar 15 vjet në Blick dhe që nga viti 2023 është kryeredaktor i Blue Sport.

Behrami ka folur për largimin e tij nga Kosova në vitin 1990 dhe rolin që futbolli luajti në integrimin e tij në Zvicër.

valon behrami
valon behrami

“Mbërritëm në Zvicër me autobusin e fundit nga Kosova, kur kuptuam se nuk kishte të ardhme. Pak më vonë, shtëpia jonë u dogj, humbëm miq e të afërm, një xhaxha ishte në burg. Secili prej nesh e ka historinë e vet. Halla ime dhe një xhaxha tjetër u fshehën, por më pas u gjetën. Të gjitha gratë u rreshtuan në njërën anë, burrat në tjetrën”.

“Halla ime duhej të shikonte ndërsa burri i saj dhe të gjithë të tjerët u pushkatuan. Pjesa më e rëndë ishte pasiguria — nuk e dije nëse të afërmit e tu ishin gjallë apo jo. Për prindërit e mi ishte jashtëzakonisht e tmerrshme”, – ka rrëfyer Behrami.

Aktualisht drejtor sportiv i Watford-it, Behrami është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptarë që ka luajtur për Zvicrën. I njohur për energjinë e tij të pashtershme në mesfushë, ai ka pasur një karrierë të pasur me ekipe të njohura si: Lugano, Genoa, Verona, Lazio, West Ham United, Fiorentina, Napoli, Hamburg, Udinese, Sion, Brescia dhe të tjera.

behrami

Me Zvicrën ka luajtur 83 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, duke qenë pjesë e kombëtares nga viti 2005 deri në vitin 2018. Ai është lojtari i vetëm zviceran që ka marrë pjesë në katër Kampionate Botërore rresht. Në klub, ka regjistruar 259 paraqitje në Serie A, 106 në Premier League, 22 në Bundesliga dhe 10 ndeshje në Ligën e Kampionëve. Me Napolin fitoi Kupën e Italisë në vitin 2014.