
Vëllaznimi vazhdon me përforcimet në kërkim të një ekipi konkurrues për rikthimin në Superligë, edhe pse pa emra të njohur.
Të premten, klubi zyrtarizoi transferimin e Edmond Likajt, sulmuesit të Vushtrrisë.
Ndërkohë, të enjten u konfirmuan edhe transferimet e Drin Imerit nga Suhareka, Filip Mishevskit nga Trepça ’89 dhe Bleon Sekiraqes nga Prishtina e Re.
Priten edhe disa afrime të tjera me qëllim ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm.
Kuqezinjtë do të rikthehen në Gjakovë në edicionin e ri, teksa ndeshjet si vendës do t’i zhvillojnë në stadiumin ndihmës te palestra “Shani Nushi”.
Ndeshjen e parë kampionale gjakovarët e zhvillojnë në shtëpi ndaj Feronikelit.