Vëllaznimi vazhdon të rinovojë me senatorë: Lorik Rudi, Albutrint Morina dhe Qemail Elshani mbesin kuqezi

Vellaznimi

Vëllaznimi po përgatitet intensivisht për sezonin e ardhshëm dhe po ndërton një ekip të qëndrueshëm me lojtarë që tashmë janë pjesë thelbësore e skuadrës.

Në vijim të këtij procesi, klubi ka konfirmuar rinovimin e kontratave me disa prej lojtarëve më të rëndësishëm. Lorik Rudi, Albutrint Morina dhe Qemail Elshani do të vazhdojnë të mbajnë fanellën e Vëllaznimit edhe në edicionin që po afron, duke siguruar kështu vazhdimësinë dhe stabilitetin në formacion.

Këta futbollistë, të cilët kanë treguar profesionalizëm dhe përkushtim gjatë viteve të fundit, do të jenë shtylla të rëndësishme në përpjekjet e skuadrës për të arritur rezultate pozitive dhe për të luftuar në vendet kryesore të Superligës.

Përveç tyre, drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje edhe me dy nga senatorët e skuadrës, Rron Rugova dhe Lek Pozhegu, të cilët do të vazhdojnë të kontribuojnë me eksperiencën dhe liderizmin e tyre në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.

Gjithashtu, drejtuesit e Vëllaznimit nuk janë ndalur vetëm te rinovimet. Ata po punojnë intensivisht për përforcime të reja që do të rrisin cilësinë dhe konkurrencën brenda ekipit.

Tentimi më serioz në këtë drejtim ka qenë për sulmuesin Mevlan Zeka, një emër i njohur në futbollin kosovar, i cili aktualisht është i lidhur me një klub në Rumani.

Kjo periudhë për Vëllaznimin është shumë e rëndësishme për të ndërtuar një ekip konkurrues, që do të bëjë për vete tifozët dhe që do të luftojë për kthim në elitë.