Vet e fitoi, vet e shënoi – Mirlind Daku vazhdon me gola në Rusi

Mirlind Daku

Mirlind Daku është sërish në qendër të vëmendjes në kampionatin rus. Sulmuesi gjilanas ka shënuar golin e tretë radhazi për Rubin Kazan, këtë herë ndaj Sochit, në ndeshjen e javës së tretë të elitës ruse.

Në minutën e 12-të, Daku fitoi një penallti pas një depërtimi të fuqishëm në zonën kundërshtare dhe vetë mori përgjegjësinë për ta realizuar. Me një gjuajtje të saktë dhe të fuqishme në këndin e poshtëm, ai kaloi Rubin Kazanin në epërsi 1-0.

Ky ishte goli i tretë i tij në po aq ndeshje radhazi – dy në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Rusisë – duke e kthyer në liderin ofensiv të skuadrës nga Kazani.

 

Rubin këtë sezon ka ambicie për të luftuar për pozitat e para në renditje, dhe forma e Dakut është një sinjal i qartë se ai do të jetë një prej shtyllave të këtyre synimeve.

Në formacionin startues për Rubinin, përveç Dakut, u paraqitën nga minuta e parë edhe Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxha.