
Përplasje mes policisë dhe tifozëve të Marseille në Madrid para ndeshjes me Realin.
Tension i madh është shënuar mbrëmjen e së martës në Madrid, pak orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Marseille.
Sipas mediave spanjolle, tifozët francezë janë përplasur me forcat e policisë pranë “Santiago Bernabéu”. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë skena ku policia godet me shkopinj gome ultrasit e Marseille, të cilët po tentonin të lëviznin nga zonat e përcaktuara për ta.
Spanish police attacked #Marseille fans who were in Madrid for the match. (16.09.2025) pic.twitter.com/dcSV69KKdF
— Antifa_Ultras (@ultras_antifaa) September 16, 2025
Policia kishte vendosur masa të rrepta sigurie rreth stadiumit, duke përfshirë njësi speciale dhe efektivë me kuaj, për të kontrolluar turmat e ardhura nga Franca. Përplasjet nisën kur një grup tifozësh refuzoi të respektonte udhëzimet e sigurisë.
Burime pranë autoriteteve spanjolle bëjnë të ditur se deri më tani nuk raportohet për të lënduar seriozisht, ndërsa situata është stabilizuar para nisjes së ndeshjes.
Ky incident vjen në një klimë të nxehtë për tifozët e Marseille, të cilët shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes për përplasje me forcat e rendit në transfertat europiane.
Marseille ultras are in Madrid, Spain with a very large corteo. pic.twitter.com/xq0RU2JClQ
— Antifa_Ultras (@ultras_antifaa) September 16, 2025