Vinicius

Vinicius

Vinicius Junior u ka kërkuar falje tifozëve të Real Madridit pas reagimit të tij të ashpër gjatë zëvendësimit në ndeshjen e zjarrtë ndaj Barcelonës të dielën.

Sulmuesi brazilian u largua nga loja në minutën e 72-të të “El Clásicos”, që përfundoi me fitoren 2:1 të madrilenëve, dhe shfaqi pakënaqësi ndaj trajnerit Xabi Alonso.

“Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve për reagimin tim kur u zëvendësova në ‘El Clásico’. Ashtu siç u kërkova falje bashkëlojtarëve, klubit dhe presidentit në stërvitje, dua ta bëj këtë edhe publikisht.

Ndonjëherë reagoj për shkak të pasionit, sepse gjithmonë dua të fitoj dhe ta ndihmoj ekipin.

Karakteri im garues buron nga dashuria për klubin, që për mua do të thotë gjithçka,” shkroi Vinicius në platformën “X” të mërkurën.

Vinicius iu bashkua Real Madridit nga Flamengo në vitin 2018 për 38.7 milionë funte dhe deri më tani ka realizuar 111 gola në 335 ndeshje me fanellën e “Los Blancos”.